Tri raste të dyshuara me koronavirus në QKUK: Ende nuk dihen rezultatet

Kosova po vazhdon të jetë në shqetësim të madh sa i përket virusit vdekjeprurës për të cilin ende nuk dihet saktë nëse ka ardhur në vendin tonë.

Me anë të rasteve të dyshuara të cilat po shënohen çdo ditë e më shumë në Qendrn Klinike Univeristare të Kosovës, po vazhdon edhe frika dhe paralajmërimi se ky virus në çdo moment mund të vijë edhe në vendin tonë.

Vetëm gjatë vikendit që lamë pas në Klinikën Infektive të QKUK’së, janë pranuar tri raste të dyshuara me këtë virus.
“Gjatë vikendit janë pranuar tri raste të dyshuara, janë marrë mostrat dhe pritet që Institutit Kombëtarë i Shëndetësisë Publike të dalë me rezultatet”, u tha në përgjigjen me shkrim nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës.

Ndryshe si pasojë e koronavirusit tre mijë persona humbën jetën anembanë botës, ndërsa vendi më I prekur në Europë po vazhdon të jetë Italia.