Tri kosovare përfshihen në një skandal në Zvicër, akuzohen se rrëmbyen dhe torturuan kolegen e tyre

Një grup prej tri kosovareve është përfshirë në një skandal në Zvicër, pasi ato akuzohen se kanë rrëmbyer dhe torturuar një kolege të tyre.

Në fakt, siç përshkruhet në mediat zvicerane, vetë akuza është tronditëse. Për shkak se Mira A. një 23 vjeçare e paraqiti shoqen e saj kosovare në Agjencinë për Mbrojtjen e Fëmijëve, ajo u rrëmbye, rrah dhe keqtrajtua nga nëna e akuzuar dhe tri shoqet e saj.

Kur kosovarja me inicialet Lara O. e mori vesh për këtë, ajo mendoi për hakmarrje. Ajo informoi tri bashkatdhetarët e saj: Alba Z. (23) dhe dy motrat Svea (25) dhe Dinora K. (29).

Nga goditjet në fytyrë tek poshtërimi me një dildo (lodër seksuale), këto janë torturat nëpër të cilat u desh të kalojë gruaja zvicerane, shkruan Bild.

Në aktakuzën e prokurorisë thuhet se e reja me prejardhje nga Kosova, Alba Z. i ngriti viktimës kurth duke caktuar një takim me të në parkingun e një restoranti në Kloten ZH. Pjesa tjetër e vajzave po i priste atje. Ato e morën viktimën e futën në veturë dhe e tërhoqën në një pyll.

Katër gratë më vonë e tërhoqën viktimën në banesën e Lara O dhe Svea K., duke e kërcënuar në forma të ndryshme.

Vetë Lara, kosovarja që e torturoi viktimën, shpjegon sesi plani i saj i hakmarrjes mund të përshkallëzohej. Në një intervistë në zyrën e avokatit të saj të Cyrihut, Hugo Werren (69), i njohur si “Doctor Hugo”, ajo rrëfeu: “Gjithçka më doli nga dora. Më vjen shumë keq”.

Aty zvicerania Mira thuhet se u përgjërua për falje, ndërsa ato e filmuan, por kjo nuk ishte e mjaftueshme. Viktima duhej keqtrajtuar dhe poshtëruar më shumë. Ajo u detyrua të qëndronte nudo para kamerës, të fliste për preferencat e saj seksuale – dhe ta paraqiste veten si një e varur nga seksi.

Atëherë viktima duhej ta kënaqte veten me një lodër seksuale, sipas aktakuzës.

Pas trajtimeve dhe kërcënimeve zvicerania u la e lirë. Ajo lajmëroi menjëherë policinë. Disa ditë më vonë, tri kosovaret u dërguan në paraburgim. Gjyqi pritet të zhvillohet në mes të qershorit në gjykatën e rrethit të Bülach ZH. Prokuroria i akuzon ato për rrëmbim, privim të lirisë dhe detyrim seksual.

“Viktima madje besonte se mund të vritej”, shkruan prokurori. Kosovaret pritet të dënohen me disa vjet burgim.