Treni i linjës Shkup-Manastir përplas për vdekje një person

Më datë 27.11.2022, në ora 16:25 është raportuar se në hekurudhën Manastir – Shkup, në afërsi të urës hekurudhore Markova Reka, një tren pasagjerësh që udhëtonte në linjën Manastir-Shkup ka goditur një këmbësor, mashkull. Në aksident personi ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa mjeku i Emergjencës Mjekësore ka konstatuar vdekjen e tij.

Kontroll është kryer nga ekipi inspektues nga SPB-Shkup dhe Prokurori Publik, me urdhër të të cilit trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për ekzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Nga MPB thonë se po ndërmerren masa për identifikimin e personit të vdekur.