Treni godet për vdekje tre emigrantë në Francë të cilët po flinin në binarë

Tre emigrantë vdiqën dhe një u lëndua rëndë pasi një tren i goditi ata në jug-perëndim të Francës.
Sipas BBC, një kryebashkiak dhe policia thanë se emigrantët ishin shtrirë në binarë kur u goditën në një qytet bregdetar pranë Biarritz të martën në mëngjes.
Përkundër faktit se një hetim policor është duke u zhvilluar, rrethanat e incidentit mbeten ende të paqarta.

Kryebashkiaku i Ciboure tha se zonat ishte e njohur si një rrugë tranziti për emigrantët.
Eneko Aldana-Douat ka deklaruar për një televizion se “emigrantët të cilët u përfshin në aksident ishin duke fjetur ose të shtrirë” në shina.
Megjithëse policia ende nuk e ka zbuluar nacionalitetin e tyre, një gazetë në Paris tha se të njëjtit ishin shtetas algjerianë.