“Treni evropian” sonte mbërrin në stacionin hekurudhor të Shkupit

Në suaza të ngjarjes globale “Connecting Europe Express“ me të cilin shënohet Viti i hekurudhës, sonte në Stacionin hekurudhor Shkup do të mbërrijë Treni evropian me të cilin prezantohet hekurudha si një nga mënyrat e transportit më të qëndrueshëm, më të sigurtë dhe inovativ.

Këtë vit 2021, Bashkimi Evropian e shpalli si “Vit të hekurudhës” dhe një nga mënyrat e transportit më të qëndrueshëm, më të sigurtë dhe inovativ.
Në suaza të kësaj nisme edhe vendi është pjesë e ngjarjes globale “Connecting Europe Express – Treni evropian” i cili kalon nëpër 26 vende ndërmjet të cilave edhe Republika e Maqedonisë së Veriut.