Trendi më i ri në botë – heqja e veshëve

Modifikimi i trupit nuk është një fenomen i ri. Kemi parë shumë njerëz që kanë modifikuar trupin e tyre, madje deri në 100 modifikime në një trup – duke mos harruar njeriun papagall, vitin e kaluar.
Por kohët e fundit, një burrë kaloi në një tjetër nivel kur udhëtoi në Stokholm dhe gjeti një studio për modifikim trupi, duke hyrë brenda dhe prerë veshët e tij.
Sipas postimit të studios në Facebook dhe Instagram, procedura quhet “heqja e llapës së veshit” dhe përfshin heqjen e llapës – pjesën e fortë dhe të jashtme të veshit.
Chai Maibert, pronari i studios, shkroi në rrjete sociale për trendin, duke postuar fotografinë e personit që hoqi llapën e veshit. Fotografia është bërë pak pas operacionit.