Trençevska: Kujdesemi për qytetarët e kategorive më të rrezikuara

Ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Jovanka Trençevska në kuadër të vizitës së sotme në Komunën e Gjevgjelisë zhvilloi takim me pensionistët e kësaj komune, vizitoi punonjësit dhe fëmijët e IPKKF “Detska radost”, Qendrën për Punë Sociale ndërsa vizitën në Komunën e Gjevgjelisë e përmbylli në Shtëpinë e shfrytëzuesve të të drejtave dhe shërbimeve nga sistemi i mbrojtjes sociale.

Siç informojnë nga MPPS, në takimin me pensionistët është diskutuar për avancimin e standardit jetësor të kësaj kategorie të cenueshme të qytetarëve, përmes vendosjes së metodologjisë së re për rritjen e pensioneve, me të cilin harmonizimi i pensioneve kryhet sipas lëvizjes së indeksit të shpenzimeve të jetesës në lartësi prej 50 për qind dhe rritjes së pagës mesatare të paguar për të gjithë të punësuarit në Republikën e Maqedonisë së Veriut në lartësi për 50 për qind. Ata theksojnë se pensionet edhe më tej do të harmonizohen dy herë në vit edhe atë më 1 mars dhe 1 shtator çdo vit.

“Me pensionin në muajin shtator, pensionistët do të kenë në llogarinë e tyre rreth 8 për qind deri në 10 për qind më shumë që paraqet një rritje rekorde të pensioneve në historinë e shtetit. Me këtë mënyrë të rregullimit të pensionit dhe ndihmën direkte financiare që është planifikuar për muajin prill, maj dhe qershor të vitit 2022, për 12 muaj mesatarisht, pensionistët do të kenë gjithsej rreth 12.000 denarë në vit plus në buxhet në krahasim me vitin 2021”, tha ministrja Trençevska në bisedën me pensionistët.

Për të drejtat dhe shërbimet sociale nga sistemi i mbrojtjes sociale, ministrja ka biseduar me të punësuarit e Qendrës për punë sociale- Gjevgjeli të cilët kanë informuar se në nivel komunal aktualisht janë 248 shfrytëzues të ndihmës së garantuar minimale, 1254 shfrytëzues të shërbimit të ndihmës dhe kujdesit nga një person tjetër, të drejtën e aftësisë së kufizuar 168 persona, 18 përdorues të Qendrës ditore për personat me nevoja të posaçme, si dhe pa ndonjë pengesë vazhdon pagesa e të drejtave të tjera sociale.

Ata theksojnë se reforma në mbrojtjen sociale ka sjellë përfitime të shumta për qytetarët të cilët kanë nevojë për ndihmë edhe atë nga rritja e të drejtave financiare deri te zgjerimi i gamës së shërbimeve sociale.