Trençevska: “Deri të martën publikohen masat anti-krizë”

Qeveria është në fazën përfundimtare me përgatitjet e masave anti-krizë që u dedikohen kategorisë më të ndjeshme të qytetarëve për të përballur më lehtë krizën energjetike. Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovana Trençevska, paralajmëroi se javën e ardhshme do të bëhet e ditur se cilat grupe do të përfshihen dhe sa do të jetë mbështetja.

“Në versionin final janë masat për mbështetje të kaëgorisë më të cënueshme të qytetarëve. Deri të martën do t`i finalizojmë bashkë me Ministrin e Financave dhe Ekipin ekonomik të Qeverisë. Javën e ardhshme shumë shpejt do të publikohet se cilat grupe do të përfshihen dhe sa do të jetë mbështetja për qytetarët me qëllim t`u dalim në ndihmë kësaj kategorie gjatë krizës”, deklaroi Jovana Trençevska – Ministre e Punës dhe Politikës Sociale.

Ministrja Trençevska njoftoi se mendohet edhe për ndarjen e vauçerëve për më të prekurit, por nuk ka përjashtuar mundësinë që mjetet për ndihmë të transferohen edhe në llogaritë e shfrytëzuesve./KlanMacedonia/