Tregu i gjelbër – Tregtarët të pakënaqur me fitimin (VIDEO)

Në tregun e gjelbërt në Shkup, edhe tregtarët edhe konsumatorët shprehen të pakënaqur me çmimin aktual të produkteve ushqimore.

“Tregtarët shprehen se nga produktet që dikur fitonin më shumë, për shkak të krizës tanimë fitimi neto i`u ka rënë.
Fitimi ka ra çmimit janë të larta, fitimi është shumë i vogël. Nuk ka dallim çmimi me fitimin. P.sh Portokallin e marrim 27 denarë, 31 denarë e japim, fitim shumë të vogël ka. Çmimin ne problem e kemi, sepse ky është 50 denarë merret kjo, 45 den-50 den del kjo, a kur vinë këtu unë t`a shes, këtë kush e pagun, ne e paguajmë.”

Të pakënaqur nga çmimet e larta nga ana tjetër u shprehën edhe blerësit.
Kujtojmë që Qeveria në kuadër të pakosë së e masave anti-krizë hoqi TVSH-në për disa nga produktet bazë ushqimore si buka, mielli i tipit 400, qumështi me yndyrë prej 2 për qind, 3,2 dhe 3,5 për qind, sheqeri i bardhë, vaji i lulediellit, mishi dhe prodhimet e tjera të mishit, orizi i bardhë dhe vezët./ KlanMacedonia/