Tregohen arsyet interesante pse duhet të hahet hudhër!

Ky artikull tregon disa nga arsyet interesante se pse duhet të hahet patjetër hudhër!

Vlerat e saj për shëndetin janë të panumërta, sidomos kundër virozave dhe inflamacionit por kur vjen puna tek gjumi, ajo nuk ka asnjë ndikim në cilësinë e tij.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org hudhra është efikase në trajtimin e sëmundjeve si ateroskleroza, ishemia, problemet me imunitetin, artritin dhe problemeve me shikimin.

Në këtë artikull do të mësoni arsyet përse hudhra nuk rekomandohet të konsumohet në mbrëmje përpara gjumit, dhe jo vetëm prej aromës së fortë.

Hudhra Irriton Stomakun

Hudhra e stimulon të gjithë sistemin tretës, ndaj sasitë e mëdha të hudhrës të ngrëna në mbrëmje, intensifikojnë sekretimin e lëngjeve gastrike dhe të pështymës.

Një gjë e tillë do t’ju lërë pa gjumë.

Sekreti i përvetësimit të vlerave të hudhrës është ta konsumoni atë në mëngjes ose në drekë.

Si mund ta konsumoni

Rekomandohet që nëse doni të konsumoni hudhër në darkë, atëherë duhet ta hani dy-tre orë para gjumit dhe ta shoqëroni me ushqim.

Kështu do të evitoni aciditetin e stomakut.