Tregimi i gazetarit nga Shkup që ishte infektuar nga koronavirusi

Me familjen ishin mbledhur për ta festuar ditëlindjen e nipit. Pas katër ditësh, kishte ndjerë simptomat e para. Kishte bërë testin dhe kishte dalë pozitiv me Covid-19. Pozitiv kishin rezultuar edhe 8 pjesëtarë të tjerë të familjes. Disa me, e disa pa simptome…

Kështu rrëfen përvojën me virusin Covid-19, ish i infektuari, Mirçe Adamçevski.

“U infektuam në ditëlindje. Ishim te biri tërë familja. Kush e solli, si e solli nuk e kemi idenë dhe nuk e dimë, nuk është vërtetuar, por u infektuam 9 persona. Do të thotë të gjithë, nuset, bijtë, nipat, unë dhe bashkëshortja ime”, deklaroi Mirçe Adamçevski – i infektuar me Kovid-19.

Në fillim u vetëizolua, por për shkak se gjendja iu përkeqësua, e tranferuan në Klinikën Infektive. Aty kishte qëndruar dy javë. Ai nuk e di se çfarë terapie i kanë dhënë, sepse thotë se gjithçka shkonte nëpërmjet infuzioneve.

Adamçevski porositi qytetarët qw tw kenw ma shumë kujdes, sepse sic tha, virusi Covid-19 nuk është punë e thjeshtë dhe lë pasoja të mëdha.

“Nuk është punë e thjeshtë virusi Covid-19 sepse le pasoja të mëdha. E shihni, dikush vdes, dikush mjekohet në spital, por me pasoja. Duhet të kemi kujdes. Maska të mbahen patjetër, më së shumti maska”, deklaroi Adamçevski – i Infektuar me Kovid-19.

Ky rrëfim po vjen në ditën e lirisë së mediave, “3 Maji”. Adamçevski si pjesëtar i Këshillit Etik të Mediave, ka kritika të shumta edhe për mënyrën se si mediat informuan për virusin. Fakti se publikuan dezinformatat, e përkeqësuan më shumë situatën me virusin Covid-19, tha ai.

“Ka dezinformata, ka artikuj të porositur. Kështu që nuk janë duke lënë përshtypje të mirë qytetarët. Nëse punohet ashtu, normal se do ta përkeqësojnë situatën. Sot është dita e gazetarëve, por për fat të keq nuk mund themi se në Maqedoni gazetarët janë, me përjashtime, por një pjesë e madhe janë joprofesional dhe joetik”, tha Adamçevski – i Infektuar me Kovid-19.

Për këtë, ai porositi qytetarët të lexojnë më shumë burime të informacionit, sepse vetëm në këtë formë mund të krijojnë pasqyrën e qartë për një dukuri dhe nuk do të dezinformohen.