Kërçovë, 30 shtator – Katër orët e fundit jehona e referendumit në Kërçovë është rritur trefish, thonë nga Komisioni komunal zgjedhor (KKZ). “Deri në orën 11 në 114 vendvotime votën e tyre e kanë dhënë 3.072 votues ose 6.12 për qind, ndërsa deri në orën 15 numri i dalshmërisë është 10.346 ose 20.61 për qind”, ka thënë Arijan Imeri nga KKZ.