Tre vjet burg dhe burgim me kusht, dënohen policët që ndihmuan tetovarin Bekim Mehmetin gjatë arratisjes spektakolare nga burgu i Idrizovës


Komandanti i ndërrimit Srdjan Dimitrijevski dhe tre gardianet e burgut të e “Idrizovës” kanë pranuar se kanë ndihmuar gjatë arratisjes spektakolare të Bekim Memetit, i dënuar me më shumë se 20 vjet burg. Pas gati tetë muajsh është nxjerrë aktgjykimi, sipas të cilit dënimi më i lartë është tre vjet, ndërsa ai më i ulëti me kusht. Në seancën e parë këta gardianët kanë pranuar se kanë kryer veprën e lirimit të kundërligjshëm të personit të privuar nga liria, ndërsa njëri prej tyre ka kryer veprën penalee sjelljes së pahijshme në shërbim. Ata kanë ndërmarrë veprime të kundërligjshme dhe nuk kanë ndërmarrë veprime që kanë qenë të detyruar të ndërmarrin gjatë zbatimit.

Komandanti Dimitrijevski u dënua me tre vjet burg. Polici i burgut Trajçe Atskovski u dënua me tre vjet. Kolegu i tij me inicialet I. A., i cili ka marrë pjesë edhe në realizimin e planit të arratisjes së të dënuarit Memeti, është dënuar me 1 vit e gjashtë muaj burg. I fundit është punonjësi i “Idrizovës”, T. P., i cili është dënuar me kusht dhe dënimi nuk do të zbatohet nëse nuk kryen një vepër të re në 3 vitet e ardhshme. Dënimet e tyre nuk janë të plotëfuqishme dhe Prokuroria dhe mbrojtja mund të apelojnë në Gjykatën e Apelit.Pa Censuë