Tre viktima dhe 36 raste të reja me koronavirus në Maqedoni

Prej gjithsej 437 testimeve të kryera gjatë 24 orëve të fundit, janë konfirmuar edhe 36 raste të reja me koronavirus në vendin tonë. Sipas qyteteve në Shkup janë regjistruar 22 raste, Kumanovë 4, Prilep 3, Strugë 3, Veles 3, Manastir 1. Me rastet e fundit numri i personave të prekur virusin korona në vendin tonë shkon në 1,117.

Gjatë 24 orëve të fundit 3 pacientë me koronavirus kanë ndërruar jetë. Një pacient nga Kumanova, një nga Prilepi dhe një nga Struga. Me viktimat e fundit në vendin tonë, numri i rasteve me Covid-19 që kanë përfunduar me fatalitet tashmë shkon në 49./Alsat