Tre vi ktima dhe 168 raste të reja në Maqedoni

168 të infektuar, 3 të vd ekur dhe 70 të shëruar është bilanci i Covid-19 për 24 orët e fundit në vend. Rezultatet e rasteve të reja vijnë nga gjithsej 1470 teste të realizuara brenda 24 orëve të fundit.

Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 70 persona të shëruar nga Covid-19.

Brenda 24 orëve janë regjistruar 3 vik tima të diagnostifikuara me Covid-19. Dy vi ktima janë nga Shkupi kurse vik tima tjetër është nga Gostivari.

Në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 7572 persona të diagnostifikuar me Covid-19, prej të cilëve 3624 janë shëruar kurse 362 persona kanë humbur betejën me koronavirusin e ri.
Për momentin në territorin e vendit tonë 3586 raste aktive me Covid-19.