Tre talentë nga fshati Poroj i Tetovës kanë realizuar një projekt i cili vlen për tu duartrokitur. Të rinjtë të cilët janë vatëm 18 dhe 20 vjec kanë arrituar që Nissan’in me 4 rrota ta kthjnë me 6 rrota aktive që do jetë në funksion 6×6 së shpejti.
Edhe pse shteti ynë për të rinjtë që kanë ambicje dhe talent nuk jep asnjëlloj ndihme si duket motivi nuk ju ka humbur, ata me talentin e tyre kanë arritur që të realizojnë këtë projekt.
Emir Dauti 20 vjet, Arben Muaremi 18 vjet, Ramadan Ramadani 18 vjet dhe financues personi me iniciale BB, të gjithë nga fshati Poroj janë kreatorët e kësaj risie e cila po realizohet për herë të parë në rajon.
I vetmi shembull i njehtë është realizur më parë në shtetin Rus, por në rajonin tonë janë të vetmit!