MPB ka njoftuar se me datë 19.10.2024 ora 18:30 personi O.S. nga Tetova, punëtor në një objekt të shitjes në një qendër tregtare në Tetovë, ka raportuar se tre të mitur nga Zhelina e Tetovës janë kapur në dyqan nga sigurimi gjatë tentativës për të vjedhur rroba. Ata janë ndaluar në komisariat dhe ndaj tyre do të bëhet kallëzimi përkatës.