Tre të mitur nga Reçica kapen me mariuhanë!

Zyrtarët policorë të Sektorit të Punëve të Brendshme-Tetovës, dje (29-tetor) rreth orës 13:40, në oborrin e një objekti shkollor në rrugën “Vidoja Smilevski-Bato” në Tetovë, kanë privuar nga liria personat F.R.(21), H.Z.(24) nga Tetova dhe tre të mitur nga Tetova dhe Reçica e Madhe, për arsye se gjatë kontrollit të kryer u është gjetur dhe konfiskuar marihuanë.

Pesë personat janë ndaluar në Stacionin Policor-Tetovë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të përgatiten parashtresat përkatëse.