Tre të burgosur e kanë rrahur, Boki 13 është dërguar në spital për trajtim

Bojan Jovanovski – Boki 13, është rrahur brutalisht në burgun “Idrizovë”. Ai ka lëndime në pjesën e kokës, të duarve, por edhe në bark ku tashmë ka pasur probleme shëndetësore, për këtë arsye është mbajtur në spital dhe trajtohet. Ministria e Brendshme konfirmon për “A1on” se një denoncim ka mbërritur edhe tek ata. Jozyrtarisht ka edhe video incizime të ngjarjes nga kamerat e sigurisë së burgut.

“Në ora 20:00 në SPB Shkup – Stacioni Policor Gazi Babë, nga Kompleksi i klinikave “Nënë Tereza” është raportuar se me lëndime është sjellë B.J.(36) nga Shkupi. Sipas njoftimit, rreth orës 15:40 në hapësirën e INP Idrizovë, ku po vuante dënimin me burgim, B.J. është sulmuar fizikisht nga tre persona. Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit do të dorëzohet parashtresa përkatëse”, thonë nga MPB.

Jozyrtarisht, rrahjes së Boki 13 nuk i ka paraprirë asnjë zënkë e mëparshme verbale. Tre personat që e kanë rrahur nuk kanë pasur asnjë debat të mëparshëm me të burgosurin. Ngjarja ka ndodhur në oborrin e institucionit. Pas kësaj, Boki 13 është dërguar me autoambulancë në Qendrën Emergjente.

Pritet që të jepen më shumë detaje në lidhje me këtë ngjarje./Telegrafi/