Tre shqiptarë të bllokuar në Ukrainë pas anulimit të fluturimeve

Tre shqiptarë në Ukrainë kanë kërkuar ndihmë pasi fluturimi i tyre është anuluar.

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka deklaroi se tre shqiptarëve u është sugjeruar kalimi me rrugë tokësore në kufirin me Poloninë ose Rumaninë dhe ambasadat shqiptare në këto dy vende janë të gatshme për t’i pritur.

Po ashtu, Xhaçka njoftoi se 5 shqiptarë që punojnë në misionin e OSBE në Ukrainë ndodhen ende atje dhe se autoritetet shqiptare janë në komunikim të vazhdueshëm.

Ambasadori ukrainas në Tiranë, Volodymyr Shkurov deklaroi se deri më tani kanë humbur jetën 40 ushtarakë ukrainas dhe janë shënuar dhjetëra viktima civile.

Ai nënvizoi se mes viktimave janë dy fëmijë.