Tre shkupjanë kanë rrëmbyer një burrë dhe e kanë transportuar në disa vende nëpër Shkup duke e sulmuar fizikisht

SPB Shkup ka ngritur padi penale kundër N.S. (39), G.T. (38) dhe D.S. (35), të gjithë nga Shkupi, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e një vepre penale.

Më 01.06.2024, të paditurit me një automjet udhëtimi e kanë transportuar K.B. në disa vende nëpër qytet kundër vullnetit të tij, duke e sulmuar fizikisht gjatë këtij procesi.