Tre raste të mosrespektimit të vetë izolimi në Tetovë dhe Strumicë

Ministria e Punëve të Brendshme regjistroi tre raste të mosrespektimit të masës për vetë izolim të personave në Tetovë dhe Strumicë, ndërsa katër raste po kontrollohen në Shkup.

Këtë e kumtoi ministri i Punëve të Brendshme Naqe Çulev, në konferencën e sotme për media, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve.

Në territorin e Sektorit të Punëve të Brendshme në Strumicë ka dy denoncime për mosrespektim të masës vetë izolim, në territorin e SPB Tetovë dhe një për momentin po kontrollohen katër raste në Shkup. Në komunikim jemi me prokurorinë publike për procesuimin e këtyre denoncimeve, deklaroi ministri Çulev.

Apeloi deri te qytetarët ta respektojnë rekomandimin për vetë izolim. Nuk ka denoncime se rekomandimet nuk i respektojnë ato që kanë ardhur nga Italia Veriore he apeloi të paraqitet nëse vërehet mosrespektim, përmes emailit apo telefonit.

Ai informoi se në territorin e Sektorit të Punëve të Brendshme në Shkup ka 173 persona në vetë izolim të cilët i kontrollojnë pjesëtarë e policisë, në territorin e Manastirit 13 persona, Tetovë 16, Ohër 82 persona, Strumicë 12 persona, Kumanovë gjashtë persona dhe Shtip tetë persona. .