Profesorët universitar Naum Panovski, Dragan Danillovski dhe Velo Markovski e kanë refuzuar ministrin e ri të shëndetësisë Bekim Sali i cili i ftoi publikisht nëpërmjet rrjetit social Facebook që të bëhen pjesë e Komisionit për sëmundje infektive.
Kjo gjë nuk bëhet nëpërmjet Facebook-ut, e kanë porositur mjekët ministrin.
Mikrobiologu Panovski thotë se nuk ka kurrëfarë problem që ta këshillojë njeriun e parë të shëndetësisë, por mënyrë se si e ka ftuar nuk Meriton koment.
“Nuk më kanë kontaktuar, ndërsa për fetsën dëgjova nga kolegët tuaj! Këshilla i jap secilit, gjithsesi do ta këshilloja edhe ministrin, në Komision në këtë mënyrë aseesi nuk futem. Ftesa publike për mua nuk vlen të komentohet. Nuk jam nivel aq i ulët që të pranoj atë lloj komunikimit” i ka thënë doctor Panovski, portalit “Fokus”, transmeton PaCensurë.
Epidemiologu dh eish ministër shëndetësie Danillovski që para një muaji tha se nuk ka ndërmend të bëhet anëtarë i Komisionit.