Vrasja e George Floyd nga polici amerikan ka tronditur SHBA, ndërkohë që prej më shumë se 5 ditësh nuk kanë të ndalur protestat në Amerikë për këtë shkak.
Së fundmi veç videos ku shihet sesi polici i vendos këmbën në fyt 46-vjeçarit, është publikuar edhe një video e re që shihet sesi tre oficerë të Departamentit të Policisë në Minneapolis kanë vendosur gjunjët mbi trupin e George Floyd gjatë momentit kur donin ta arrestonin.
Floyd u vra në mënyrën më barbare nga oficeri i policisë, Derek Chauvin, i cili tashmë është arrestuar për krimin që ka bëri, ndërsa në vend nuk kanë të ndalur protestat e dhunshme.