Tre persona te*ntuan të kalojnë il*egalisht nga Maqedonia e Veriut në Kosovë përmes një kamioni me lodra

Kamioni me lodra të fëmijëve dhe emigrantë il*egal, ka te*ntuar të kalojë nga Maqedonia e Veriut në Kosovë përmes Terminalit Doganor në Hanin e Elezit.

“Kamioni është kontrolluar nga zyrtarët policor me pajisjen Human Presence Detector (Zbuluesi i pranisë së njerëzve në automjete) dhe gjatë kontrollit pajisja në fjale ka dhënë shenja (sinjale) se në rimorkio mund të këtë prezencë të qenieve njerëzore. Pas pranimit të sinjalit është vendosur që rimorkio në fjalë të hapet dhe të kontrollohet”, njoftojnë nga Policia e Kosovës.
Policia sqaroi që kamioni i llojit Renaul është hapur nga dy zyrtarë policor dhe një zyrtar doganor.
Raportohet që ngasës i kamionin është një mashkull shqiptar, që po transportonte përveç lodrave, edhe tre emigrant ilegal të fshehur në lodrat e fëmijëve.