Lindita Ajazaj-Berisha, drejtoresha e Klinikës Infektive, ka mbajtur konferencë për medie, ku ka lajmëruar për vdekjen e 69 vjeçarit nga Suhareka, ndërsa ka joftuar se tre pacientë janë shëruar dhe tre tjerë janë në gjendje të rëndë.
Ajo tha se sipas raportit të marr nga MSH’ja janë hospitalizuar 53 pacient prej tyre 39 janë stabile dhe 12 janë me oksigjeno terapi. Ndërsa 3 raste janë në mjekimin itensiv.
“Sot nga Klinika do t’i lirojmë 3 pacientë që janë të shëruar nga Covid-19. Ne e kemi pas edhe një rast të vdekjes nga komuna e Suharkeës 69 vjeçarit që përveç infeksionit kampas edhe probleme të tjera kardilogjike” tha drejtoresha.
Kujtojmë, numri i të vdekurve nga ky virus në Kosovë, ka filluar të rritet në prill, ku vetëm në gjysmën e parë të këtij muaji janë regjistruar tetë viktima, ndërsa viktima e parë u konfirmua më 22 mars, që doli të jetë 86 vjeçari nga Podujeva, njëherësh edhe viktima më e vjetër në moshë.
Me konfirmimin e vdekjes së nëntë nga koronavirusi në vendin tonë, i cili kishte edhe probleme të tjera kardiake, rezulton se në Kosovë të gjithë viktimat nga kjo pandemi kishin probleme të tjera shoqëruese, që nënupton se asnjë nga ta nuk ka vdekur vetëm si pasojë e virusit korona.