Dje (07-mars) në orën 13:00, një i mitur nga Ozurmishti i Tetovës, në prani të prindërve të tij, në SPB-Tetovë ka raportuar se rreth orës 12:40 në oborrin e shkollës në Shemshovë të Tetovës, ai dhe dy shokë të klasës nga i njëjti fshat janë sulmuar fizikisht nga një grup më i madh i të miturve të tjerë, të cilët ata e njihnin. Sipas raportit, ata kishin përdorë një mjet prej druri gjatë sulmit. Me të miturit e raportuar në prani të prindërve të tyre, është kryer bisedë zyrtare dhe kundër tyre do të përgaditen parashtresat e parashikuara me ligj.