Tre mjekë nga Klinika Universitare e Pulmonologjisë janë pozitive në koronavirus. Dy prej tyre nuk kanë simptoma deri më tani, ndërsa njëra ka simptoma gastrointestinale. Me konfirmimin e këtyre tre rasteve të reja, deri tani shtatë punëtorë shëndetësorë nga Klinika janë pozitive për koronavirusin, konfirmoi për MIA drejtori i këtij institucioni shëndetësor publik, Dejan Dokic.
Ai theksoi se mjekët nga 30 Mars janë në izolim në shtëpi dhe dje janë testuar gjë që tregoi se janë pozitive.
– Më 21 prill (e martë) ata do të kenë një provë tjetër. Punonjësja jonë e parë e infektuar është një infermiere nga Kumanova, e cila u infektua nga virusi në vendin ku jeton. Me shumë mundësi, mjekët dhe punonjësit tjerë shëndetësorë u infektuan me njëri-tjetrin, ndoshta ndërsa hanin së bashku në kuzhinë, tha Dr. Dokic.