Tre migrantë humbën jetën në Greqi, 25 të zhdukur pas përmbysjes së një anije


Të paktën tre migrantë humbën jetën dhe 25 janë të zhdukur pasi anija me të cilën po kalonin Detin Mesdhe drejt Evropës sot u fundos pranë ishullit grek Samos. Deri tani janë shpëtuar pesë migrantë, ndërsa në kërkim po marrin pjesë katër anije të rojes bregdetare dhe një helikopter, që vazhdon akoma, raporton “Reuters”. Kërkimi po vazhdon në pjesën veriperëndimore të ishullit, pranë fshatit Agios Isidoros.