Tre laptopë dhe një fotoaparat, vidhen nga kabineti i kryetarit të Gazi Babës

Vjedhje në kabinetin e kryetarit të një komune të Shkupit. Bëhet fjalë për Gazi Babën.

Rastin e ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Brendshme, ku thuhet se nga kabineti i kryetarit të Gazi Babës janë marrë tre laptopë dhe një fotoaparat.

“Më datë 18.08.2024 në ora 14.50 në SPB Shkup, nga ana e Komunës së Gazi Babës është denoncuar se me përdorimin e forcës, është hyrë në Kabinetin e kryetarit të Komunës Gazi Babë dhe janë marrë tre laptopë dhe një fotoaparat”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Ende nuk është kapur vjedhësi, pasi nga MPB thonë se ndërmerren masat për zbardhjen e rastit.