Tre kryetaret e Aleances mbeten në garë, Taravari e konfirmoi zyrtarisht

Nga Aleanca për Shqiptarët, në një deklaratë thonë se për momentin mbesin të sigurta rikandidimet e kryetarëve aktual të komunave që kryesohen nga kjo parti, si në Gostivar Arben Taravari, në Bogovinë Albon Xhemalili dhe Vrapçisht Isen Shabani.

“Në të gjitha komunat jemi duke bërë vlerësime të detajuara, konsultime me të gjitha strukturat lokale dhe qendrore, si dhe me më shumë kandidat, me të vetmin qëllim, përzgjedhjen e udhëheqësve të ardhshëm të komunave që do të jenë të pranueshëm për shumicën dërmuese dhe do të arrijnë të nxjerrin komunat shqiptare nga mizëria ku ndodhen sot.”

Pas shpalljes së zgjedhjeve nga kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi më 6 gusht, KSHZ të njëjtën ditë miratoi edhe afatet për procesin zgjedhor për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.
Sipas vendimit të KSHZ, partitë politike kanë afat që deri më 11 shtator t’i dorëzojnë emrat e kandidatëve për kryetar të komunave dhe për këshilltarë komunal.