Tre javë be*tejë me koronavirusin, rrëfehet Nora Malaj: Humba 6 kg në 21 ditë, shenjat e para dhe pasojat që më la

Pasi njoftoi pak dite me pare me ane te nje statusi ne rrjetet sociale se kishte kaluar koronavirusin, ne nje beteje jo te lehte me semundjen, ish-deputetja e LSI-së, Nora Malaj në një lidhje live me News 24 ka treguar me detaje gjithcka kaloi ne tre jave shume te veshtira.
Semundja, qe sië pohon edhe vete, e ka lene ne kllapi jo pak here deri sa e mundi me sukses i ka lene pas probleme ne shendet. Me 6 kg me pak, te humbura ne 21 dite, Nora Malaj tregon se tashme ka probleme me shikimin, pasi nuk e ka shume te qarte, probleme me veshkat dhe me kanalet urinare.

“Kam kaluar tre javë jo të lehta…Se dija që ishte Covid, mendova që ishte ftohje”- e nis rrefimin ajo.
“Në pikun e koronës shkoja të ime më në reanimacion në Durrës, ajo iku për diçka tjetër. Pas saj, na vdiq edhe vjehrri. Kur mbaruam probleme dhe menduam se gjërat shkuan në vend, me temperaturë, kollë. Në ditën e tretë e pashë që duhet të merrja ndihmë, bisedoj me mjekun Pipero, ai u alarmua për shkak të diabetit që unë e kam të agravuar, bëmë disa analiza, u konstatua që ishte koronë, kur bëmë skaner e përcaktoi përfundimisht dita e pestë isha në kulminacionin e sëmundjes”- tregon ajo.

Me tej ajo tregon se e ndjente veten shume te dobet, “kisha temperaturë dhe kollë”.
Ish-deputetja tha po ashtu se nga COVID 19 u prek edhe bashkëshorti. “E mori edhe im shoq nga unë. Ai e pati në dozë më të lehtë, unë e kisha më të vështirë se më rritej edhe diabeti. Djersinim pafund të dy. Kam marrë hollues gjaku për ta përballuar”.
Duke pershkruar fazat e semundjes, ajo ndan si moment tejet te veshtire jo vetem kur i humbi nuhatja dhe te shijuarit, ku nuk mund te pinte dot as uje, pasi nuk e shijonte por problemet e medha me diabetin kur as insulina nuk e mbante dot ne kontroll.