Tre ish-presidentët që do të shkojnë në inaugurimin e Biden për president

Tre ish-presidentët amerikanë Bill Clinton, George Ë. Bush dhe Barack Obama e kanë në plan që të shkojnë në inaugurimin e Joe Biden president më 20 janar, kanë thënë zyrtarët.
Ata do të shkojnë atje, përkundër presidentit Trump që sot e ka bërë të qartë se nuk do të jetë i pranishëm për t’ia kaluar pushtetin Biden.

Ndërkaq, ish-presidenti i 39 i SHBA-së, 96 vjeçari Jimmy Carter, nuk është në gjendje të udhëtojë që të merr pjesë në ceremoni.
Që të katërt ish-presidentët kanë dënuar trazirat e dhunshme që detyruan anëtarët e Kongresit të evakuohen duke theksuar nevojën për një transferim paqësor të pushtetit.