Tre hajdutë nga tre fshatra të Tetovës kapen duke vjedhur nga policia e Zherovjanit

Sot (02.12.2023), në fshatin Radiovcë të Tetovës, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë – Reparti Policor në Zherovjan, kanë privuar nga liria personat me inicialet L.R.(26) nga fshati Siniçan, J.S.(20) nga fshati Sellcë dhe L.S.(19) nga fshati Sellcë e Keçe. Ata u kapën duke kryer një “vjedhje të rëndë” në një kamion, gjatë së cilës morën disa sende. Prona e vjedhur i është gjetur dhe i është kthyer pronarit, ndërsa personat janë ndaluar në stacionin policor.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të bëhet kallëzim përkatës.Pa Censurë