Tre gra u gjetën të vdekura në Shkup në raste të ndara

Tre gra u gjetën të vdekura gjatë ditës së djeshme. Dy raste janë në Aerodrom, ndërsa një në fshatin Konjare e Mesme të Shkupit.
Policia mori një raport në orën 21:00 se në një shtëpi familjare në komunën Aerodrom ishte gjetur e vdekur M.A. (61), dhe mjeku konstatoi vdekjen.

Në ora 13:06, nga Ndihma e Shpejtë Mjekësore u raportua se në ambientet e një shoqate, në komunën Aerodrom, Gj.A. (76) nga Velesi kishte pësuar një gjendje të rëndë dhe ndërroi jetë. Mjeku konstatoi vdekjen pa shenja të dukshme dhune.

Në ora 21:20, në SPB Shkup u raportua se në një shtëpi në fshatin Konjare e Mesme të Shkupit, ku qëndronte, u gjet e vdekur V.C. (37) nga Shkupi. Një mjek nga Ndihma e Shpejtë konstatoi vdekjen pa shenja të dukshme dhune.