Tre gra shqiptare kapen me 11 kg he*roinë

Policia kantonale e Cyrihut ka arr*estuar tre persona në Embrach të premten (1 prill 2022) dhe me atë rast ka sekuestruar rreth njëmbëdhjetë kilogramë he*roinë dhe katër kilogramë materie për përpunimin e dr*ogës.

Të premten pasdite, policët kantonalë kanë kontrolluar para një prone, një kosovare 65-vjeçare me banim në Embrach, të dyshuar për tregti me lëndë narkotike. Gjatë kontrollit të mëvonshëm të shtëpisë, policia ka gjetur rreth njëmbëdhjetë kilogramë he*roinë, katër kilogramë lëndë për përpunim të dr*ogës dhe sasi të vogla kokaine dhe marihuanë, thuhet në një komunikatë të Policisë Kantonale, të publikuar në www.zh.ch (faqen zyrtare të Kantonit të Cyrihut).

Në momentin e ndërhyrjes së policisë, në banesë ka pasur edhe persona të tjerë. Një shtetase 27 vjeçare e Shqipërisë, e cila ndodhet ilegalisht në Zvicër dhe një 23 vjeçare tjetër po ashtu shtetase shqiptare por me banim në Embrach janë arr*estuar nën dyshimin se kanë shkelur ligjin për narkotikët.
Tri gratë e arr*estuara u dërguan në zyrën e prokurorit publik Winterthur/Unterland pasi policia kishte përpunuar rastin.