Kamerat në objekt kanë incizuar se si tre gra vjedhin lule të mbjella nga oborri i një firme në Kërçovë.
Në incizim shihet se si heqin lulen nga saksia prej betuni dhe hynë në automjetin me tabela të Shkupit.
Publikuesi i videos thotë se gratë që kanë vjedhur lulen janë ndaluar për pauzë.
Në momentin kur një nga gratë vjedh lulen, të tjerat vëzhgojnë nëse i sheh dikush dhe vendosinlulen në qese nga burri i cili është shoferi i automjetit./Telegrafi/