Tre gazetarë rezultojnë pozitivë me COVID-19, shtyhet konferenca e Italisë

Konferenca e Kombëtares së Italisë është shtyrë.
Sipas La Gazzetta dello Sport, tre gazetarë pas ndeshjes me Spanjën kanë rezultuar pozitivë.
Konferenca për shtyp mbahet në distancë, dhe mediat i bëjnë pyetjet online, mirëpo Kombëtarja e Italisë nuk dëshiron të rrezikojë asgjë.

Sipas artikullit, sot ishte paraparë që gazetarët të mblidheshin në sallën Coverciano në orën 14:00, por që do të shtyhet shkaku i frikës për ndonjë shpërthim tek gazetarët.
Shtyerja e konferencës është vetëm si masë preventive deri sa të bëhen testimet e radhës.