Tre fëmijë lëndohen në një fatkeqësi komunikacioni

Tre fëmijë këmbësorë janë lënduar mbrëmë në fatkeqësi të komunikacionit në Negotinë.
Zëdhënësi i SPB Veles, Veroljub Dodevski sot informoi se fatkeqësia ka ndodhur rreth orës 21 në rrugën kryesore “Marshal Tito”, në qendër të qytetit.

“Fatkeqësia ka ndodhur mes automjetit ‘wolfsvagen pollo’ me targa negotinase, të drejtuar nga një person 35 vjeçar dhe tre fëmijë – këmbësorë. Fëmijët e lënduar janë dërguar në spitalin në Negotinë”, kumtoi Dodevski.
Në vendin e ngjarjes është kryer ekspertizë.