Tre ekonomistët me nga 1200 euro honorare në muaj do të monitorojnë buxhetin e Maqedonisë


Akademiku dhe rektori i UEJL-së, Abdulmenaf Bexheti, profesoresha Mirjana Trpeska nga Fakulteti Ekonomik, si dhe bankieri dhe profesori Gligor Bishev, do të jenë anëtarë të Këshillit fiskal.

Ky organ që ishte planifikuar gjatë kohë, do të jetë një lloj mekanizmi kontrollues që do të monitorojnë sesi qeveria e shkurton buxhetin dhe menaxhon borxhin publik të shtetit dhe do të tregojnë nëse kjo është e mirë apo e keqe për qëndrueshmërinë fiskale të shtetit, përcjell portali Faktor.mk.

Anëtarët e Këshillit Fiskal, siç ishte paraparë, janë propozuar nga tre institucione: Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, pastaj Enti Shtetëror për Revizion, si dhe Banka Popullore të Maqedonisë.

Ajo që dihet është se anëtarët e këshillit fiskal do të marrin kompensim mujor prej pak më shumë se 72 mijë denarë. (INA)