Tre diplomatë rus dhe një prift dëbohen nga Maqedonia e Veriut

Siç mëson Almakos nga burime të konfirmuara brenda Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, së fundmi janë shpallur non grata tre diplomatë rus, përkatësisht do të dëbohen nga vendi jonë për thyerje të kodeksit diplomatik në
veprimtarinë e tyre të dyshimtë.

Emrat e dëbuar rus i ka parë redaksia e Almakos dhe bëhet fjalë për këshilltarët politikë I. Hropjaçkov, A. Rozhdevsdvenski, si dhe S. Popov atashe, i cili sipas burimeve tona ka bërë veprime të pahijshme diplomatike.

Në bazë të informacioneve të marra nga organet kompetente, këta persona kryenin aktivitete që janë në kundërshtim me Konventën e Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike dhe në pesë ditët e ardhshme do të duhet të largohen nga territori i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Po ashtu mësojmë se organe të tjera të specializuara të sigurisë e kanë dëbuar edhe priftin e Kishës Ruse, V. Zmej.

Lufta diplomatike që Rusia po mundohet ta shtrijë në Maqedoninë e Veriut është ashpërsuar sidomos pas anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO.

Ndërkohë Maqedonisa e Veriut është duke treguar vigjilente në ruajtjen e sovranitetit të saj nga sjellja dhe agresioni rus në vend.| Almakos