Trazirë në Suedi pas djegies së Kuranit nga aktivistët e ekstremit të djathtë

Dhu*na pasoi djegien e një Kurani të premten pasdite pranë një lagjeje kryesisht me migrantë në Malmo që u krye nga aktivistë të ekstremit të djathtë dhe u filmua dhe postua në internet. Aktivistët e ekstremit të djathtë dogjën një Kuran në qytetin jugor suedez të Malmos duke shkaktuar protesta dhe trazirë pasi më shumë se 300 njerëz u mblodhën për të protestuar tha policia.

Protestuesit ndozën zjarre dhe hodhën objekte ndaj policisë dhe shërbimeve të shpëtimit të premten mbrëma duke pl*agosur lehtë disa oficerë policie ndërsa u arr*estuan rreth 15 persona.

Dhu*na pasoi djegien e një Kurani të premten pasdite pranë një lagjeje kryesisht me migrantë që u krye nga aktivistë të ekstremit të djathtë dhe u filmua dhe postua në internet sipas agjensisë së lajmeve TT. Më vonë tre persona u arr*estuan nën dyshimin e nxitjes së urrejtjes kundër një grupi etnik pasi dogjën librin e shenjtë të muslimanëve./Anadolu Agency