Trazirat në Izrael, mbi 1.550 arabë janë arr*estuar

Mbi 1.550 arabë janë arre*stuar gjatë trazirave në Izrael në dy javët e fundit, dhe policia izraelite kumtoi se do të vazhdojë t’i arr*estojë të dyshuarit për trazirat dhe t’i nxjerrë para gjyqit.
Deri më tani janë parashtruar 150 akt*akuza. Territoret arabe në Izrael ishin vend i prote*stave të shumta kundër su*lmeve ushtarake izraelite kundër palestinezëve në Rripin e Gazës dhe Jerusalemin Lindor.

Në fillim të këtij muaji, tensionet eskaluan në territoret palestineze pas vendimit të gjykatës izraelite për shpërngulje të familjeve palestineze nga shtëpitë e tyre në rajonin Sheik Xharrah në Jerusalemin lindor në dobi të izraelitëve.

Situata eskaloi pasi që forcat izraelite të sigurisë gjuajtën me plumba gome dhe shok-granata në drejtim të besimtarëve palestinezë në xhaminë Al-Aksa në Jerusalem.
Së paku 230 palestinezë janë vrarë, prej të cilëve 65 fëmijë, ndërsa janë edhe 1.710 të plagosur prej fillimi të konfliktit më 10 maj.