Gjatë ditës së djeshme, diku rreth orës 19:00 në rrugën rajinale Vallandov-Strumicë në hyrje të Strumicës, zyrtarët policorë kanë vërejtur një maunë të tipit “Iveko” me targa të Shkupit për të cilën kishin informata se transportonte migrantë, pas çka vozitësi ka ndaluar maunën dhe ka braktisur vendin e ngjarjes.
Në maunë zyrtarët policorë kanë gjetur 64 migrantë, që të gjithë nga Banglladeshi. Migrantët janë vendosur në Qendrën transitore në Gjevgjeli për procedurë të mëtejme. Po ndërmerren të gjitha masat për zbardhjen e rastit.