Transportonin 800 kg marijuanë, arrestohen dy të rinj shqiptarë


Policia italiane ka sekuestruar 800 kg kanabis dhe ka arrestuar dy shqiptarë në operacionin e zhvilluar në Foxhia.

Sipas bluve italiane të arrestuarit janë Marsel Brakollari dhe Xhuljano Haxhiraj përkatësisht 25 dhe 22 vjeç. Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se lënda narkotike ishte fshehur në furgonin ku udhëtonin dy të rinjtë shqiptar. Policia ra në dyshime, pasi drejtuesi i mjetit nuk iu përgjigj thirrjes për të ndaluar, ndaj edhe u vu në ndjekje të tij.

Pas ndalimit, gjatë kontrollit të mjetit, u gjetën dhe sekuestruan 800 kg kanabis, e cila nëse do të dilte në treg kapte vlerën e 6 milionë eurove.