Transporti publik nesër do të funksionojë sipas orarit të së dielës, me përjashtim të disa linjave

Për shkak të festës fetare “Uji i Bekuar”,  transporti publik nesër do të funksionojë sipas orarit të së dielës.

Siç informohet nga NQP-Shkup, përjashtim do të jenë linjat 11, 11A, 18A, 32, 47A, 51, 55, 55B, 55B, 56, 56A, 70, 74, 81, 118, 160, 164 dhe 180, të cilat do të funksionojnë sipas orarit të së shtunës.