Transporti publik në Shkup, prej sot do të qarkullojë deri në ora 22 – linjat e fundit

Transporti publik në Shkup, prej sot do të qarkullojë deri në ora 22. Regjimi i transportit publik është në përputhje me vendimin e Qeverisë për të ndaluar lëvizjen e popullsisë në periudhën prej orës 22 deri në orën 5, duke filluar nga sot deri më 22 mars të vitit 2021.

Prej NQP “Shkup” u rikujton shfrytëzuesve të transportit publik se transporti falas për të rriturit (gratë e moshës 62 vjeç, burrat e moshës 64 vjeç) të martave, të premteve, të shtunave de të dielave ende nuk është i vlefshëm. Ndërmarrja publike tregon gjithashtu se tre linjat e autobusëve (25, 25A de 25B) që qarkullojnë për në Vodno të Mesme, linja turistike “Siti Tur”, janë anuluar përkohësisht, ndërsa nuk funksionon as Teleferiku.