Për shkak të festës fetare Uji i Bekuar, sot transporti publik do të funksionojë sipas itinerarit të ditës së diel.
Siç informojnë nga ndërmarrja, përjashtim do të jenë linjat 11, 11А, 18А, 32, 47А, 51, 55, 55B, 55B, 56, 56А, 70, 74, 81, 118, 160, 164 и 180, të cilët do të qarkullojnë sipas itinerarit të së shtunës.
Kujdestare do të jenë pikat e shitjes së biletave në Tregun e Gjelbër dhe Qendra transportuese të cilët do të punojnë nga ora 07:00 deri në ora 19:00, ndërsa nga ora 07:00 deri në ora 13:00 do të jetë e hapur pika për shitjen e biletave në Gjorçe Petrov.
Teleferiku në Vodno do të punojë si zakonisht nga ora 10:00 deri në ora 17:00.