Transport publik falas për nxënësit e shkollave të mesme edhe gjatë pushimeve verore


Në këtë pushim veror, rreth 23.000 nxënës të shkollave të mesme do të mund të shfrytëzojnë transportin publik falas për të vijuar mësimet shtesë, mësimet praktike, si dhe për të vizituar aktivitete kulturore, sportive apo aktivitete tjera, ka vendosur sot Këshilli i Qytetit të Shkupit në seancën e 13.

Në vitet e kaluara, bileta falas vlente vetëm gjatë vitit shkollor dhe për muajt e pushimit veror mund të merrnin biletë mujore me çmim preferencial, prej 600 denarë për shfrytëzimin e të gjitha linjave, për një muaj, gjegjësisht për korrik ose gusht. Me vendimin e sotëm të Këshillit të Qytetit të Shkupit, ata do të mund të lëvizin pa pagesë.