Një pacienti në një spital në Kinë iu transplantua një zemër artificiale e krijuar duke u nisur nga teknologjia e hapësirës ajrore. E quajtur “HeartCon”, organi mjekësor funksionon si një pompë që lehtëson ndjeshëm simptomat e insuficiencës kardiake.
“Ndihem shumë mirë”, -deklaroi pacienti 33-vjeçar. “Më parë nuk arritja dot as të rrija në këmbë, por tani mund të jetoj normalisht falë kësaj mrekullie të vogël mjekësore”.
Pas muajve kurimesh, më 22 shkurt i riu doli nga spitali “West China Hospital” i Universitetit Sichuan, falë përmirësimit të kushteve kardiake.
Pacienti priste me padurim një transplantim zemre por nuk kishte asnjë dhurues dhe për shkak të mbipeshës ai ishte në gjendje kritike. Më 13 janar, një ekip mjekësor në spital i vuri atij një zemër artificiale.